Armend Zemaj jep lajmin për bilancin ditor me Covid-19 në Kosovë, kaq janë rastet për 24 orët e fundit

Aktuale

Armend Zemaj jep lajmin për bilancin ditor me Covid-19 në Kosovë, kaq janë rastet për 24 orët e fundit

Nga: N. H Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:45
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë bërë 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërsa asnjë i vdekur.

Zemaj në postimin e tij në Facebook, ka përgëzuar për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë:

Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!

Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.

Respektoni rekomandimet anti Covid.

Bashkë ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat