Lipjan: Qytetari ankohet se nënës së tij 83-vjeçare iu pamundësua votimi

Aktuale

Lipjan: Qytetari ankohet se nënës së tij 83-vjeçare iu pamundësua votimi

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:02
Ilustrim

Një qytetar nga fshati Qylagë e komunës së Lipjanit është ankuar se nënës së tij i është pamundësuar votimi nga ana e Komisionerëve të KQZ-së.

Ai në linjën telefonike raportoi se nënës 83 vjeçare nuk i është dhënë asistencë.

Sipas tij ajo ka probleme shëndetësore dhe e ka problem të votoj vetë.

“Nënës time e cila ka 83 vjet nuk e kanë lënë me votu. Ajo ka probleme shëndetësore. Ka pasur sulm më herët, e ka problem me votu. Nuk e kam lajmëruar me kohë tek ekipet por ata më thanë ta sjelli deri tek vendvotimi.

E solla deri tek vendvotimi, por askush nuk doli për t’i ndihmuar. Ata thanë jo ne nuk kemi të drejtë me dalë jashtë objektit. Aty ishin komisionerët, vëzhguesit, policia. Domethënë shkurt e shqip, nuk e kanë lënë me votu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat