Vendimi i fundit i KQZ-së: Lejohen të votojnë qytetarët me letërnjoftim të skaduar

Aktuale

Vendimi i fundit i KQZ-së: Lejohen të votojnë qytetarët me letërnjoftim të skaduar

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:47
Ilustrim

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.   

Qytetarët e Kosovës që nga ora 7:00 kanë filluar të votojnë.

Paraditen e së dielës shumë qytetarë nuk kanë mundur të votojnë për shkak të skadimit të afatit të letërnjoftimit.

Mirëpo, Komisioni Qendrorë Zgjedhor ka marr një vendim të ri.

KQZ ka dhënë lejë për lejimin e votimit të këtyre personave.

Lajmin e ka bërë të ditur, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi.

Postimi i plotë:

NJOFTIM ME RËNDËSI!

KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listat e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat