Dështimi në zgjedhje, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Isa Mustafës: LDK-ja nuk i pati borxh!

Aktuale

Dështimi në zgjedhje, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Isa Mustafës: LDK-ja nuk i pati borxh!

Nga: A.Zh Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:03
Isa Mustafa

Drejtori i Instituti EPIK Demush Shasha, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, pasi partia e tij doli e treta në zgjedhjet e mbajtura dje.

Shasha ka thënë se Mustafa duhet të mbajë përgjegjësinë dhe të dorëhiqet menjëherë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për Mustafën, por për LDK-në.

Postimi i Shashës në Facebook:

Isa Mustafa do të shkojë në histori si kapitull më i errët i një partie të madhe sikur LDK-ja. LDK-ja nuk ia ka pas këtë borxh Mustafës.

Tani dorëheqja e z. Mustafa është imediate dhe e panegociueshme. E respektoj trimërinë e z. Mustafa kur e ka marr mbi supet e veta organizimin e Karnevalit të Budallakisë te vitit 2020, por tani ai duhet të mbajë përgjegjësinë.

Fjalët nuk do të mjaftojnë. Dorëheqja e tij imediate do të largojë çdo dyshim se ai do të qëndrojë prapa inxhinieringut të reformave në LDK. Po ashtu, dorëheqja do të dërgojë mesazh të qartë anëtarësisë, strukturave të LDK-seë dhe qytetarëve për seriozitetin e ndryshimeve nëLDK.

Kosova nuk ka asnjë nevojë për z. Mustafa, por ka shumë nevojë për LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat