Gani Geci i gëzohet dorëheqjes së Isa Mustafës, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Gani Geci i gëzohet dorëheqjes së Isa Mustafës, këto janë fjalët e tij

Nga: A.Morina Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Gani Geci

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje.

Pas dorëheqjes së Mustafës, ka reaguar edhe anëtari i LDK-së, Gani Geci.

Geci iu gëzua dorëheqjes së Mustafës duke deklaruar se ky është një lajm i mirë.

“Në këto zgjedhje ka ndodhur ndëshkimi për Isa Mustaën dhe kryesinë e LDK-së dhe tani sapo mora lajmin e mirë se Isa Mustafa dhe kryesia e LDK -së janë në dorëheqje deri në kuvendin e ardhshëm”, shkroi Geci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Në këto zgjedhje ka ndodhur ndëshkimi për Isa Mustafen dhe kryesinë e LDK-së dhe tani sapo mora lajmin e mire se Isa Mustafa dhe kryesia e LDK -se jane ne dorheqjje deri ne kuvendin e ardheshem.

Gabimet e kësaj kryesie në dekaden e fundit ishin të një pas njëshme.

Kryesia e tanishme e LDK-së me çdo kusht mundoheshin ta privatizojnë LDK-në dhe tani duhet të gjithë te japin dorëheqje të lirojnë rrugën vizionit të LDK-së që e kemi trashigim.

Edhe ata që ikën dhe nuk qëndruan në front për të bërë luftën dhe ndryshimet por dezertuan dhe gjetën streh në strofull te armiqtë e LDK-së le të rrin atje sepse LDK do të bëjë ndryshime edhe pa ata që iken.

LDK do të reformohet me ata që qëndruan për LDK dhe nuk u bënë vazal as te Isa Mustafes as te Albin Kurtit .

Kryesia e LDK-së në vend që të ndërpriste gabimet, i përseritke gabimet.

Në këto zgjedhje kam përshkruar tërë territorin e Kosovës:

Nga Kamenica deri në Kosharë, nga Elez Hani deri në Boletin,

nga Boletini deri në Junik, nga Juniku deri në Istog,nga Istogu deri në Karaçevë.

Me të gjithë njerzit që kam takuar ata thonin ne jemi në LDK por jo me LDKnë e Isa Mustafës, as me LDK-në e Vjosa Osmanit dhe pas këtyre zgjedhjeve thonin dhe kërkonin dorëheqje e Isa Mustafës dhe njerëzve përreth tij.

Më në fund elektorati i LDK-së iku prej LDK-së për inati të Isa Mustafës, për ti treguar Isa Mustafës se po ikum na pasi që ti nuk po ik.

Por ata që ikën, dezerteret te cilet propaganduan se ndryshimet bëhen vetëm duke ikur, e jo te nderuar ndryshimet bëhen edhe duke qëndruar dhe elektorati iku nga LDK per të bërë ndryshimet në LDK e kjo i bjen me bo ndryshime në LDK duke ik?!...Paradoksale është kjo! Njeriu Iken nga frika dhe ishte gabimi më i madhë, kjo ikje është ngjashme me ata qe ikën në Turqi dhe mendonin se nga Turqia e shlirojnë Kosovën, por su kthyen më kurrë dhe shpijat e tyre mbetën shkretë, të zbrazëta ia lanë Serbisë.

Anëtarësia e LDK-së iku nga LDK duke me duar qe kur të kthehen ta gjejnë LDK-në e shkiruar.

Por LDK-në do ta çlirojnë dhe do ta trashëgojnë ata që qendruan dhe su ban vazal sepse ata që qendruan janë çlirimtarët, jo ata që iken,

ata që e përkrahen Isen janë njerzit qe kishin benifite nga ai ndërsa ata që qëndruan në LDK qëndruan per LDK-në edhe pse ishin te shar nga dezerteret dhe nga vazalët, ata prap qëndruan aty në rrugën e Presidentit Rugova, ndërsa ata që ikën në LVV, për të gjetur streh dhe sot po sillen si fitmtarë, por ata janë fitimtar të ikjes,e jo qëndresës.

Ndersa ata që qendruan në LDK vetem për LDK-në jan fitimtaret sepse ishin në luftë me VV, me PDK, me vazalet e Isa Mustafës dhe dezerterët që ikën shaheshin du ke ikur.

Nga jashtë ne qe qendruam per LDK -en shaheshim nga dezerterët dhe LVV e PDK e nga brenda nga vazalet e Isa Mustafes

Gjithmonë ata që qëndrojnë shahen nga ata që ikun kështu ishte edhe në luften e fundit ata që ikën i shanin këta që qëndromin.

Kështu ishte edhe në pasluftën ata ishin ne luftë bënë ballë me bandat e SHIK-ut shaheshin nga ata që iknin prej SHIK-ut.

Të qendrosh dhe të ballafaqohesh është vështirë, te ikësh është shumë lehtë, te na thojnë”kamt e lehta faqja e bardhë”.

Të ikesh nga fronti dhe ti shash ata jan në front është më së lehti

sepse ata që janë në front kan pak koh dhe shahen edhe nga vazalet edhe nga dezerteret.

Kështu njejt shahej edhe Adem Jashari spse nuk iku qëndroj ball për ball në front me Serrbin deri në amshim.

Në këro zgjedhje kam qëndruar në LDK për të treguar se unë qëndrojë aty ku jam gjith edhe kur është ma se zori me qëndru.

Në këto zgjedhje kam qenë i sharë edhe nga vazalet edhe nga dezerterët.

Po me këto sharje jam mësuar në këto 30 vitet e fundit, por kam qëndruar dhe une do të qendroj gjithë aty ku jam kurr nuk do te ik.

A e dini sa zorë e kam pas por me veshtersi jam mesuar që nga mosha 17 vjet por gjithmon qëndrova përball hasmit me istikame.

Zor ishte edhe kur i kisha 23 vjet por e kryva aksionin e parë kundër forcave serbe.

Zor ishte edhe në luftë por unë qëndrova këtu edhe pse isha në Lufta ime ishte në tri fronte, nje në frontin me Serbinë, një front tjetër për ta ruajtur shpinen dhe një front tjetër për ta ruajtur qetësinë psiqike nga presionet.

Edhe pas lufte, për mua lufta vazhdojë në disa fronte me disa sherbime që ishin këtu, lufta ime ishte kundër UDB-së, kundër SHIK-ut,kundër KGB dhe DSG .

Unë ju kam bë ball të gjitha fronteve në ne mbremje luftoja me presion psiqik që kisha gjat ditës.

Jam i mësuar të qëndrojë aty ku jam nuk di me ik nga fronti di vetem të qëndrojë.

20 vite kanë shkuar për ta mësuar të vërtetën e luftës dhe qendreses sime dhe do të kalojnë edhe 12 vite për të mësuar të vërtetën e qëndresës time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat