Analisti nga Amerika ironizon me Isa Mustafën, ndërsa ka një thirrje për Arben Gashin e Kujtim Shalën

Aktuale

Analisti nga Amerika ironizon me Isa Mustafën, ndërsa ka një thirrje për Arben Gashin e Kujtim Shalën

Nga: A.Morina Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Isa Mustafa

Edhe analisti nga Amerika, Bleron Baraliu ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Si fillim, Baraliu ia rikujtoi kohën kur Mustafa e gjykoj atë si 'pseudoanalist/pseudoprofesor nga Amerika'. Ai tha me ironi se për këtë deklaratë e ka falur dhe se i dëshiron pensionim të qetë, Mustafës.

Ndërsa, Baraliu tha se tash mban shpresë në një LDK të re, me bindje progresive me njerëz si Arben Gashi e Kujtim Shala.

“Tash mbaj shpresë në një LDK të re, të ripërtërirë me bindje progresive, me njerëz si Arben Gashi e Kujtim Shala, dhe ndoshta pse jo dhe Korab R. Sejdiu e Vjosa R. Osmani - shpresoj në një LDK që ruan të kaluarën dhe porositë rugoviste, por përqendrohet përpara në vizion dhe përpjekje për një Kosovë të fortë dhe Shqipëri e shqiptarë të bashkuar”, deklaroi Baraliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dialog me LDK - thirrje per tranzicion konstruktiv

Une kam vec nje mesazh miradie per Isa Mustafajn: Po te kuptoje porosine time ne driten e miresise se nosir, LDK nuk do te turperohej kaq keq dje. Por ne vend se te shqyrtoje keshillat e mia, ti vendose te me gjykoje mua si 'pseudoanalist/pseudoprofesor nga "Amerika"' (shenim: pse Amerika ne thonjeza?!). Por te falur e ka, i uroj pensionim te qete ✌️

Ndersa Lumir Abdixhiku kam bindjen ma ka borgj nje apollogji para se te vij ne krye te LDKse. Pat deklaruar 'sondazhe vetpermbushese apo self-fulfilling'! Shpresoj tani e kupton, sic kam deklaruar edhe publikisht, qe LDKne e kam trajtuar ne konsistence me meshirimin subjektiv me te larte, per sa kam pasur hapesire se lejuar ne modelet e mia. Tani kjo verehet edhe nga rezultatet. Perndryshe, Bardhyl Meta mund te rikujtoje kur pata sqaruar se LDK ka rene ne 100k prag votash, dhe se paku nje zyrtar e di cfare kam menduar per distribuimin e votes se LDKse.

Tash mbaj shprese ne nje LDK te re, te riperterire me bindje progresive, me njerez si Arben Gashi e Kujtim Shala, dhe ndoshta pse jo dhe Korab R. Sejdiu e Vjosa R. Osmani - shpresoj ne nje LDK qe ruan te kaluaren dhe porosite rugoviste, por perqendrohet perpara ne vizion dhe perpjekje per nhe Kosove te forte dhe Shqiperi e shqipetare te bashkuar.

Ne shqiptaret e Amerikes mezi presim te krijohen kushtet per nje unitet politik gjitheshqiptare ne kauzen tone dhe perballe stuhive qe po na presin. LDK e reformuar eshte pjese e kesaj kauze, pertej senilizmave politik te 20 viteve te djegura.

LDK edhe mund te zgjedh kryenecesine drejte shuarjes, por me mire te provoj rikthim ne vlerat mbi te cilat pat filluar me 1989, si force e baahkimit, dhe jo e makinacioneve percarese e manipulative neper te cilat e shtegtoi Isa Mustafa qysh nga dita e pare kur rrezoi Fatmir Sejdiun.

Shpresoj LDK eshte mbushur mend, sepse populli ja folur shume zeshem per te mos e injoruar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat