Nga AKR: Ne jemi konstruktiv, nuk do të kontribuojmë asnjëherë në bllokadën e institucioneve

Aktuale

Nga AKR: Ne jemi konstruktiv, nuk do të kontribuojmë asnjëherë në bllokadën e institucioneve

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:29
Behgjet Pacolli

AKR do të vazhdojë të mbetet parti konstruktive në ndërtimin e institucioneve shtetërore.

Kështu shprehet Naim Murseli, këshilltar i Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend.

“Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë”, është shprehur Murseli.

“Qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim!”.

Çështje e diskutueshme është nësë Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë ta zgjedh Presidentin e ri të vendit, apo do t’i duhet ndihma e ndonjë partie tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat