A mund të jetë Kurti kryeministër?

Aktuale

A mund të jetë Kurti kryeministër?

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 20:10
Albin Kurti

Ende nuk janë numëruar votat e Kurtit, opsion përveç tij për kryeministër mund të jetë edhe Arben Vitia

Të hënën selia e Lëvizjes Vetëvendosje ishte e qetë.

Ani pse kjo parti ka dal bindshëm fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk u pa festë këtë fillim jave.

Në këtë subjekt nuk folën për fitoren e planet pas këtij rezultati.

Vetëvendosje ende se ka bërë të ditur as rezultatin që mori Albin Kurti meqë komisioneret e partisë i kanë numëruar votat e tij nëpër qendra të votimi.

Megjithatë këto vota nuk do regjistrohen nga KQZ pasi që Kurti mbeti jashtë listave të certifikuara si rrjedhojë e telasheve me ligjin.

Në anën tjetër Vetëvendosje ka shënuar një standard të ri me anë të votave që ka marrë në këto zgjedhje.

Madje shifrat tregojnë që kjo parti e ka kaluar edhe rezultatin e votave që kishte marrë LDK kur kishte pasur Ibrahim Rugovën në krye.

Atë botë LDK kishte rreth 300 mijë e 600 vota, e tani Vetëvendosje ka një rezultat prej mbi 377 mijë votash

Meqë Kurti ka një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese që e pengoi atë të garojë për deputet mund ti dal telashe edhe në rrugën e tij për tu bërë kryeministër.

Por a ka Vetëvendosje alternativë përveç Kurtit?

Kurti në paraqitjen e tij pas rezultateve preliminare të dielën mbrëma ka thënë që do të qeverisin bashkë me Osmanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat