​Beqiri: Vlera dhe respekti ndaj Rugovës po shtohet çdo vit pa dallim partie

Aktuale

​Beqiri: Vlera dhe respekti ndaj Rugovës po shtohet çdo vit pa dallim partie

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit, Ibrahim Rugovës, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në mungesë të kryetarit në dorëheqje, Isa Mustafa, nënkryetari i partisë, Ismet Beqiri tha se vlera dhe respekti ndaj ish-presidentit Rugova po shtohet çdoherë e më tepër pa dallim partie.

Beqiri: Vlera dhe respekti ndaj Rugovës po shtohet çdo vit pa dallim partie

“Sot në këtë ditë të shënuar të 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës ne po nderojmë figurën kryesore të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, presidentit historik, Ibrahim Rugova. Në shenjë respekti dhe mirënjohje për gjithë atë që ka bërë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në tërësi. Patjetër që edhe vit pas viti vlera dhe respekti ndaj presidentit po shtohet çdo herë e më tepër nga të gjithë qytetarët dhe pa dallim partie. Kjo tregon madhështinë dhe veprën e tij të madhe që na ka mundësuar të gjithë neve të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Patjetër që gjithmonë do t’i jemi mirënjohës edhe ne si LDK, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës për punën, përkushtimin dhe veprën e tij që na la, neve trashëgimtarëve politik të tij”, tha ai.

Bashkë me Beqirin, ishin dhe anëtarët tjerë të kryesisë tashmë në dorëheqje. Derisa më herët homazhe pranë varrit të Rugovës, bën ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat