Përplasja e ashpër mes bashkëpunëtorit të Osmanit dhe Hazirit: “A po i ndal ofendimet, je duke e tepru” – kështu “gozhdohet” nënkryetari i LDK-së

Aktuale

Përplasja e ashpër mes bashkëpunëtorit të Osmanit dhe Hazirit: “A po i ndal ofendimet, je duke e tepru” – kështu “gozhdohet” nënkryetari i LDK-së

Nga: N. H Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:24
Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mbrëmë tha se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike.

Mirëpo, një përplasje të ashpër, pikërisht Haziri e kishte pasur javë më parë me anëtarin e listës së Vjosa Osmanit.

Pasi nënkryetari i LDK-së, hedhi akuza të rënda në drejtim të listës “Guxo”, Faton Peci, bashkëpunëtori i afërt i Vjosa Osmanit, i ishte përgjigjur ashpër nënkryetarit të LDK-së.

Kështu e “gozhdoi” Peci, nënkryetarin e LDK-së

Image
Lutfi Haziri dhe Faton Peci

Peci në këtë përplasje, i kishte thënë Hazirit që t’i ndal ofendimet, pasi është duke e tepruar me të pavërteta.

“Lutë a po i ndal ofendimet për shkak se nuk po dua me u ballafaqu me juve për shkak të një konsiderate që kam pasur për juve. Por, je t’u e tepru, tash t’i japi të gjitha përgjigjet”, i përgjigjet Peci, Hazirit.

Peci deklaroi poashtu se Haziri i kishte marrë meritat për krijimin e koalicionit LDK-së dhe VV-së, ndërsa tani po akuzon Vetëvendosjen se janë marksistë dhe leninistë.

“Bashkëpunimin tonë me VV-në po e sheh si bashkëngjitje me marksistët dhe leninistët, derisa ju keni marrë meritat për krijimin e koalicionit LDK-VV, në mënyrë që qeveria e shpresës me u jetësuar”, ka thënë Peci.

Kurse, Haziri i tha Pecit se tashmë janë bërë pjesë e një liste që dikur e luftonin nga LDK-ja.

“Më vjen keq që Fatoni dhe grupi i tij kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksist-leninistë, në një listë të cilën Peci e ka luftuar”, deklaroi Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë intervistë.

Kujtojmë se kandidatja e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, pritet të thyejë rekordin e votave që ndonjë lider partiak ka marrë ndonjëherë në zgjedhje, pas shpalljes së pavarësisë duke kaluar shifrën e 200,000 votave, pa u numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në këto zgjedhje, raportohet se Vjosa Osmani ka marrë 206,570 vota.

Më këtë rezultat Vjosa Osmani ka tejkaluar Albin Kurtin që në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marrë 183,952 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat