Largimi i minatorëve të “Trepçës” nga puna: Bahtiri kërkon shfuqizimin e vendimit dhe kthimin e tyre në punë

Aktuale

Largimi i minatorëve të “Trepçës” nga puna: Bahtiri kërkon shfuqizimin e vendimit dhe kthimin e tyre në punë

Nga: A.SH Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:57
Agim Bahtiri

Disa minatorët nga “Trepça” janë larguar nga puna.

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, këtë vendim e ka quajtur të papranushëm dhe ka bërë thirrje për shfuqizimin e këtij vendimi absurd dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punës.

Postimi në Facebook:

Largimi i minatorëve të "Trepçës" nga puna vetëm pse kerkesuan drejtën e tyre elementare, për marrjen e pagave me të cilën mbajnë familjet e tyre është i papranueshëm.

Kërkoj nga menaxhmenti i "Trepçës" shfuqizimin e këtij vendimi absurd dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punës.

Para se të merren me masa disiplinore ndaj minatorëve, menaxhmenti duhet të punoj më shumë për rritjen e prodhimit, ndaljen e shpenzimeve të panevojshme, përmirësimin e kushteve të punës për minatorët dhe ngritjen e të hyrave të "Trepçës".

AB

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat