Naser Rugova zbulon detaje të reja rreth kryetarit të ri, ja çfarë po planifikon kryesia

Aktuale

Naser Rugova zbulon detaje të reja rreth kryetarit të ri, ja çfarë po planifikon kryesia

Nga: M.H Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Ish-deputeti I LDK-së, Naser Rugova përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të LDK-së.

Rugova tregon që kryesia në dorëheqje po përpiqet përsëri të imponojë kandidatin e vet për kryetar të ardhshëm, përcjell “Bota sot”.

Ish-deputeti shton që ky imponim po vazhdon përkundër katastrofës zgjedhore.

Sipas tij kryetari duhet të vijë nga baza dhe një gare demokratike.

Postimi i plotë

Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve.

Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat