Mustafa goditi Lumirin? Mehmeti tregon pse edhe Abdixhiku është fajtor për fundosjen e LDK-së

Aktuale

Mustafa goditi Lumirin? Mehmeti tregon pse edhe Abdixhiku është fajtor për fundosjen e LDK-së

Nga: A.Zh Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:05
Lumir Abdixhiku dhe Isa Mustafa

Analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se për humbjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk është fajtor vetëm kryetari i dorëhequr Isa Mustafa. Sipas Mehmetit, fajtor është edhe Lumir Abdixhiku dhe e gjithë Kryesia e LDK-së, përcjell Bota sot.

Ai ka fajësuar zyrtarët “servilë” në LDK, të cilët, sipas tij, nuk kishin kurrë guximin për ta kundërshtuar Mustafën, edhe pse e shihnin se “anija po fundosej”.

“Lumir, je edhe ti fajtor për gjendjen ku ndodhet sot LDK”, ka shkruar Mehmeti në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Mehmetit:

Këtu pajtohem me Isën

Në një shkrim të bërë sot në Facebook, Isa paska thënë një të vërtetë: të gjithë në kryesi, përveç Vjosës dhe atyre që u larguan, kanë qenë servilë të tij. Isa iu kundërpërgjigj Lumirit, i cili ka deklaruar se nuk është dëgjuar zëri kritik, mirëpo Isa e ka demantuar dhe besoj se kjo është e vërteta. Isa ka shkruar "Nuk ka pasur zëra kritikë, vetëm abstenues", duke shpërfaqur mungesën e guximit të atyre që janë sjellë rreth tij për të përfituar diçka. Jo vetëm Isa, por të gjithë ata në krye, që ia mbanin zhagin janë fajtorë për gjendjen ku ndodhet sot LDK. Andaj, nuk mjafton vetëm dorëheqja e Isës, por e tërë kryesisë, dhe atyre servilëve që për përfitime të vogla, s’kanë pasur kurrë guxim me kundërshtu, edhe pse e shihnin që anija ku janë po fundoset. Lumiri, tani na shfaqet reformator, por kurrë s’ka pasur guxim me kundërshtu, frikacakët kurrë nuk bëjnë reforma. Lumir, je edhe ti fajtor për gjendjen ku ndodhet sot LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat