Ja si i përgjigjet Xhevdet Pozhari - Isa Mustafës që pyet pse i ka humbur zgjedhjet!

Aktuale

Ja si i përgjigjet Xhevdet Pozhari - Isa Mustafës që pyet pse i ka humbur zgjedhjet!

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 22:14
Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari i ka reaguar ish liderit të LDK-së, Isa Mustafës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.

Pozhari i është drejtuar Mustafës duke i thënë se do duhej të fitonte me duar në xhepa.

Reagimi i plotë:

Z. Mustafa, ne jemi popull mosmirënjohës! Nuk ditëm ta çmojmë një monument të rrallë që ka qëndruar 50 vite në pushtet.

Ne nuk ju meritojmë juve që me angazhimin tuaj i shfrytëzuat fondet e 3%-shit për të mirën e popullit. Nuk arritëm ta kuptojmë përkushtimin tuaj as kur e bëtë Hashim Thaçin president, njeriun e vetëm që sa ishte gjallë Rugova nuk e donte në pushtet.

Z. Mustafa, ne nuk e lexuam drejtë as betonizimin që ia bëtë Prishtinës, e as rëndësinë e sheshit që e patët promovuar në dy fushata, i cili kundërmonte kur u përurua shkaku i qelbjes së gypave.

Ju duhej të fitonit me duar në xhepa!

Ne si popull injorant, nuk e kuptuam vizionin, punën dhe përkushtimin tuaj.

Në gjendjen tuaj të rënduar shëndetësore, ju nuk e kursyet veten për popull, e gojëligët thonin se këtë angazhim e bëni për pushtet dhe për të mbrojtur biznes-interesat e kllapës tuaj.

Ne nuk dimë të çmojmë vlera, z. Mustafa. Kishim një rini që ikte nga Kosova me i-Phone duke braktisur gjitha të mirat që ia ofrove ti me qeverinë tënde. Siç ke thënë edhe vetë “Zoti ju marroftë nëse nuk e votoni LDK-në …!”

Isa Mustafa, na fal që nuk ditëm ta çmojmë një kolos të përmasave tua!

Urime, liberalizimi!

Zoti e bekoftë Isa Mustafën,

Me dashuri,

Dulla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat