Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Do të vazhdojmë të jemi, të fortë e të pathyeshëm

Aktuale

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Do të vazhdojmë të jemi, të fortë e të pathyeshëm

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:31
Ramush Haradinaj

21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në këtë ditë ka përmendur disa vargje të At Gjergj Fishtës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjuha shqipe është mbretëreshë e gjuhëve.

Postimi i plotë:

“Pra, shqyptarë çdo fès q’ t’jini,

gegë e toskë, malci e qyteta,

gjuhën t’uej kurr mos ta lini,

mos ta lini sa t’jetë jeta,

por për tê gjithmonë punoni;

pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,

fisi juej, vendi e zakoni

kanë me u mbajtë larg kambës s’huej”

(At Gjergj Fishta).

Shqipja jonë e bukur, mbretëreshë e gjuhëve, na kujton sot në Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, që ne ishim këtu me gjuhë, territor e zakon dhe do të vazhdojmë të jemi, të fortë e të pathyeshëm.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe gjuhën shqipe!

RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat