Shefi i UNICEF-it në Kosovë kritikon qytetarët për shkeljen e masave: COVID-19 ende s’ka mbaruar

Aktuale

Shefi i UNICEF-it në Kosovë kritikon qytetarët për shkeljen e masave: COVID-19 ende s’ka mbaruar

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Murat Sahin

Murat Sahin, shef i organizatës për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF për Kosovën, ka kritikuar qytetarët për mosrespektimin e masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Sahin ka bërë të ditur se ndodhet në Prizren, ndërkaq në disa fotografi të publikuara në Twitter, ai ka shkruar se duket se vetëm ai po e mban maskën dhe se  COVID-19 ende nuk ka përfunduar.

“Duket sikur unë jam i vetmi me maskë në Prizren. Kosovë, COVID-19 ende nuk ka mbaruar”, ka shkruar ai.

Para mbajtjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova ka liruar masat kundër përhapjes së pandemisë, duke hequr edhe kufizimin e lëvizjes.

Deri më tani në vend nga coronavirusi kanë vdekur më shumë se 1,500  persona dhe janë infektuar mbi 66,000 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat