Reagimi i zyrtarit të LDK-së kur merr vesh se Agim Bahtiri është ftuar në Qeveri

Aktuale

Reagimi i zyrtarit të LDK-së kur merr vesh se Agim Bahtiri është ftuar në Qeveri

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:28
Bardhyl Meta

Zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar pasi e ka kuptuar se kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se është ftuar të marrë pjesë në Qeverinë Kurti.

Meta përmes një komenti në Facebook ka ironizuar duke thënë se më në fund “po dojka i lumi Zot me na shpërbly”.

Kujtojmë se Agim Bahtiri në një takim që e ka pasur në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë ka thënë se është ftuar të marr pjesë në Qeverinë Kurti.

Por, sipas Bahtiri, ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat