Reagon Mushkolaj: Papërgjegjësi e arrogancë, tani iu kujtua që ekziston Covidi

Aktuale

Reagon Mushkolaj: Papërgjegjësi e arrogancë, tani iu kujtua që ekziston Covidi

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:34
Imer Mushkolaj

Gjatë fushatës parazgjedhore, partitë mbajtën tubime me qytetarë në fshatra e qytete të Kosovës, pavarësisht pandemisë së Covid-19.

Madje, gjatë kësaj periudhe u lehtësuan disa prej masave.

Por, tani pasi zgjedhjet përfunduan, është rritur numri i rasteve me Covid dhe po shihet si mundësi që të vazhdohet me ashpërsim të masave, përcjell Bota sot.

Pas kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se vetëm tani pas fushatës, iu ra ndërmend se Covid ekziston.

Këtë ai e ka quajtur papërgjegjësi e arrogancë.

“Vetëm tash, pas fushatës zgjedhore gjatë së cilës nuk u respektua asnjë masë, institucioneve iu ra ndërmend se Covidi ekziston. Papërgjegjësi e arrogancë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat