Mushkolaj: Çfarë do të bëjë Prokruroria me manipulimet e Listës Serbe me votat e komuniteteve pakicë?

Aktuale

Mushkolaj: Çfarë do të bëjë Prokruroria me manipulimet e Listës Serbe me votat e komuniteteve pakicë?

Nga: G.B Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:15
Imer Mushkolaj

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për një pjesë të votave të ardhura nga diaspora.

Pas kësaj ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se duhet dënuar fajtorët, nëse ka prova, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Prokuroria po ashtu duhet të tregojë se çfarë ka ndërmarrë për manipulimet e Listës Serbe me votat e komuniteteve pakicë.

Postimi i tij i plotë:

Prokuroria i ka nisë hetimet për një pjesë të votave të ardhura nga diaspora. Shumë mirë. Çdo dyshim për keqpërdorim vote duhet hetuar dhe, nëse ka prova, fajtorët duhet dënuar. Por, prokuroria duhet, po ashtu, të tregojë se çfarë ka ndërmarrë për manipulimet e Listës Serbe me votat e komuniteteve pakicë. A ka nisë hetime për këtë masakër elektorale?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat