Çifti që krijoi skena si në serialet latine, u fejuan para 5 muajsh, ish e fejuara të ejten u rrëmbye në Istog

Aktuale

Çifti që krijoi skena si në serialet latine, u fejuan para 5 muajsh, ish e fejuara të ejten u rrëmbye në Istog

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:12
Behar Shala dhe Xheneta Sejfiaj

Behar Shala dhe Xheneta Sejfiaj dukeshin një nga çiftet më të lumtura, bazuar në dashurinë që e shfaqnin në rrjetet sociale.

Shumë foto, poezi, komente romantike, dhe besnikëri të përhershme shiheshin në profilet e dy të dashuarve, Beharit nga fshati Nakëll i Pejës dhe Xhenetës nga Dreja e Istogut.

Çifti kishte zyrtarizuar lidhjen me fejesën e mbajtur në muajin tetor të vitit të kaluar.

Por, askush nuk e di se si erdhi te fundi i kësaj dashurie, e cila nga romancë, u shëndrrua në një komedi të stileve që shihen shpesh në serialet latine.

Pasditën e të enjtes, Behar Shala dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e ish-të fejuarës duke kryer një vepër e cila shihet më shumë nëpër filmat aksion. Shala dyshohet se ka rrëmbyer në shtëpinë e saj Xhenetën në prani të babait.

I njëjti dyshohet se ishte i asistuar nga një person tjetër në kohën kur ka kryer rrëmbimin.

Pas një pune operativo-hetimore të njësiteve të hetimeve rajonale, dje është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari Behar Shala me ç ‘rast është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra.

Gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole TT cal. 7.62, dy karikatorë, njëzetë e nëntë fishekë, një maskë dhe një brisk. Xheneta Sejfiaj është intervistuar dhe më pas i është dorëzuar familjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit Behar Shala i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat