Haziri i përgjigjet Donika Gërvallës dhe tregon a mund të rikthehet Vjosa Osmani në LDK

Aktuale

Haziri i përgjigjet Donika Gërvallës dhe tregon a mund të rikthehet Vjosa Osmani në LDK

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:08
Haziri dhe Gërvalla

Lutfi Haziri i është përgjigjur Donika Gërvallës e cila kishte thënë se LDK nuk do të arrijë 45 për qind të votave më në zgjedhje.  Thotë se do të punojnë që të rikthejnë atë rezultat.

“Besoj se kemi me gëzu Donikën dhe kolegët tanë që ideologjikigjt janë të lidhur me LDK’në në listën e VV’së”, tha Haziri.

“Ne kemi me bo të pamundshmen për me rikthy edhe kemi me i eleminu të gjitha llojet e dobësive. Unë e shoh të pamundshme një individ ose një grup politik që beson në ideologjinë e LDK’së e lidhet me rugovizëm me bashkjetu me çerdhen e të majtëve politikisht”, tha Haziri.

Por a mund të rikthehen Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla në LDK?

“Varet nga kryetari i ri. Kryetari i ri negocion dhe është çështje e tij që të merret me këto çështje”, tha Haziri.

Por a është ai pro këtij rikthimi.

“Çdo copë të LDK’së sonte me mujtë i bëj bashkë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat