Flet kryetari i komunës së Lipjanit: Nuk ka aksion të policisë në komunë

Aktuale

Flet kryetari i komunës së Lipjanit: Nuk ka aksion të policisë në komunë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tregon se në administratën e Komunës së Lipjanit nuk ka aksion të policisë së Kosovës.

Ahmet thotë se vet është prezent në objektin e komunës dhe se nuk ka aksion aty.

“Në administratën e Komunës nuk ka aksion të Policisë. Unë vet jam në Komunë dhe nuk ka kurrfarë aksionit të Policisë. Ndoshta ka në qytet, unë nuk e di, por në administratën e komunës nuk ka asgjë“, deklaroi Ahmeti.

Në media u raportua se ka aksion të Policisë edhe në Komunën e Lipjanit.

Aksion nga Policia është konfirmuar tek Ministria e Bujqësisë dhe në komunën e Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat