Zbulohet se çka u gjet në dy valixhet në aksionin e policisë te zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë

Aktuale

Zbulohet se çka u gjet në dy valixhet në aksionin e policisë te zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë

Nga: D.RR Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i institutit për drejtësi, Ehat Miftaraj në një postim në Facebook ka shkruar se në aksionin e sotëm të policicë, janë konfiskuar dy valixhe në të cilat kishte shuma parash.

Sipas tij, bankotat ishin 500, 200, 100 dhe 50 euroshe, ku thotë se aty ishin qindra mijëra euro.

Miftaraj ka lavdëruar prokurorin Rafet Halimin për punën e tij.

Postimi i plotë:

Nga aksioni i sotem si duket dy valixhe me Euro qenkan konfiskuar.

Banknotat 500, 200 dhe 100., aty ketu edhe 50. Jo pak, po SHUME. me qindra mijera Euro. E ne kete rast, nese perfundon si duhet lenda, nje pergezim per prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejte zyrtaret policor.

Respekt per Prokurorin Rafet Halimi. Ama aspak respekt per Kujtim Munishin qe u mundu ne vend te ngjarjes me ja marr meritat prokurorit Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat