Driton Tali: Fitorja e Adrijana Hoxhiqit është anti-kushtetuese!

Aktuale

Driton Tali: Fitorja e Adrijana Hoxhiqit është anti-kushtetuese!

Nga: A.Zh Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Driton Tali

Driton Tali, ish-këshilltar politik i Albin Kurtit, ka thënë se fitorja e Adriana Hoxhiqit, është anti-kushtetuese.

Ai ka thënë se vendet e rezervuara për komunitetet pakicë duhet fituar nga gara brenda komunitetit në fjalë e jo jashtë atij komuniteti.

Tali është shprehur i bindur se cilado gjykatë që do të merret me këtë lëndë do të vendos kështu

Postimi i Talit në Facebook:

"Fitorja" e Adrijana Hodžič'it ("Ujedinjena Zajednica") është anti-kushtetuese!

Sepse vendet e rezervuara për komunitetet pakicë duhet fituar nga gara brenda komunitetit në fjalë e jo jashtë atij komuniteti.

Me fjalë tjera shqiptarët nuk mund t'ia zgjedhin, të themi, komunitetit turk përfaqësuesit sepse "vendet e rezervuara" e humbasin kuptimin.

Pra, zonja Hodžić patjetër duhet t'i mposhtë rivalet/ët e saj brenda komunitetit boshnjak, sepse do të ulet në ulësen e rezervuar për komunitetit boshnjak, dhe pastaj cilindo votë që e merr nga jashtë komunitetit boshnjak është vlerë e shtuar.

Për ndryshe zonja Adrijana Hodžić, si pjesëtare e kombit kosovar, ajo ka të drejtë të garojë, si çdo kosovar tjetër, në 100 ulëset e "hapura", qoftë me iniciativën e saj ("Ujedinjena Zajednica") apo pse jo edhe si lidere e cilësdo parti ekzistuese (bie fjala LV, LDK, PDK, AAK etj) por duke ju nënshtruar gjitha rregullave ekzistuese - pra edhe pragut 5%.

Unë jam plotësisht i bindur se cilado gjykatë që do të merret me këtë lëndë do të vendos kështu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat