Certifikohen pjesëtarë të FSK-së në fushën e medias dhe komunikimit

Aktuale

Certifikohen pjesëtarë të FSK-së në fushën e medias dhe komunikimit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Prishtinë, sot u certifikuan pjesëtarë të FSK-së, të cilët kishin mbajtur trajnimin për media të realizuar nga Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) .

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi që të njoftohen në fushën e medias dhe të komunikimit masiv; njohuri.

Këto të cilat do të mund t’i përdorin gjatë realizimit të detyrave të tyre, në FSK.

Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin: Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Ibrahim Shala, drejtoresha Ekzekutive e IKMK-së znj. Kaltrina Ajeti, shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Ejup Maqedonci dhe shefi i Zyrës së Informimit, nënkolonel Vëllazërim Qerimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat