Zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Bujqësisë akuzohej për keqpërdorimin e 30 mijë eurove

Aktuale

Zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Bujqësisë akuzohej për keqpërdorimin e 30 mijë eurove

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Luan Statovci

Luan Statovci është njëri nga të arrestuarit e sotëm nga aksioni i policisë në Ministrinë e Bujqësisë.

Statovci mbanë pozitën e zyrtarit për pagesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).

Kjo është hera e dytë që Statovci përfundon nën pranga të policisë, gjatë vitit 2017 Luan Statovci akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai ishte akuzuar se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro.

Policia e Kosovës sot i ka bastisur fabrikën e kërpudhave dhe pronat në Batllavë të Podujevës.

Kryeprokurori tha se është konfiskuar një shumë e madhe parash, kompjuterë, telefona, vetura etj.

Sot nga ky aksion që u zhvillua në nivel janë arrestuar 12 persona që dyshohen për keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat