Paralajmërimi i fuqishëm i profesorit: PDK-ja para shpartallimit, LDK-ja u shkatërrua nga njeriu i Thaçit

Aktuale

Paralajmërimi i fuqishëm i profesorit: PDK-ja para shpartallimit, LDK-ja u shkatërrua nga njeriu i Thaçit

Nga: N.Sh Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:08
PDK

Votimi i datës 14 shkurt 2021 do të mbahet mend për shumë kohë, sepse ndodhi diçka e jashtëzakonshme në skenën politike të Kosovës. Kështu thotë profesor Binak Maxharraj, i cili shton se, populli i Kosovës më shumë së çdo herë doli në zgjedhje ku të gjithë pushtetin ia dha LVV dhe Listës Guxo të Vjosa Osmanit, të cilën, sipas tij, LDK trupërisht e kishte përjashtuar kohë më parë.

“Qytetarët e Kosovës në këto zgjedhje e shkëputën fatin e tyre me partitë e korruptuara, me klanet mafioze si dhe shkëputën lidhjet me politikën e krimit të organizuar. Në këto zgjedhje bindshëm fitoi LVV me Listën e Vjosa Osmanit ku more rreth 48% të votave e cila ka shanset reale që pas numërimit të votave të diasporës ti këtë edhe mbi 50%. Fitorja e Vetëvendosjes dhe Lëvizjes Vjosa shkaktoi shpartallimin drastik të Lidhjes Demokratike te Kosovës e cila për herë te parë në historinë e saj mori vetëm 13% të votave, kurse pati edhe humbje drastike të Partisë Demokratike të Kosovës e cila fitoi vetëm 17% të votave, ndërsa AAK ra në nivelin më të ulët më vetëm 7% të votave. Ky konfiguracion i votave na bënë të mendojmë se qytetarët të lodhur, të rraskapitur, të injoruar nga qeverisja e keqe për 20 vite të dyshes PDK-LDK vendosën që ti përjashtojnë nga vendimmarrja e mëtejme në qeverisjen e vendit duke votuar për ndryshime, për çkapjën e shtetit, për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që në këto zgjedhje shpresën e patën dhe ia dhanë votën dhe besimin në qeverisjen e ardhshme LVV-V”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Por ai pyet se si LVV dhe Osmani do ta formojnë qeverinë të vetëm, apo në koalicion më ndonjë parti tjetër?!

“Së pari, LVV-V do ta formoi qeverinë e vetme, sepse i ka mundësitë ta bëjë këtë dhe të qeverisë e vetme me programin të cilin ua ka ofruar votuesve. Pra, për herë të parë në këto 20 vite qeveria Kurti II, nuk do të bëjë koalicion me partinë bandë “Listën Srpska”, sepse kjo parti dirigjohet nga krimineli dhe çetniku Vuçiq, dhe se kjo parti është parti në të cilën kanë zënë rrënjë kriminelët, uzurpatorët, të korruptuarit, të cilët nuk janë të interesuar për një jetë më shqiptarët dhe të cilët punojnë dhe veprojnë sipas urdhrave te Beogradit. Pra, qeveria Kurti II nuk do ta përfillë fare këtë listë, siç vepronin partitë tjera shqiptare që nuk mund të formonin qeverinë pa këta bandit të Vuçiqit”, shprehet ai.

Profesori shton se, LVV-V nuk do të bëjë koalicion as më partitë shqiptare PDK dhe LDK dhe AAK, sepse këto parti janë në krizë morale, janë shkallmuar totalisht nga goditja e pamëshirshme që ua dhanë qytetarët në zgjedhje, sepse në fokus e kishin hajnin dhe plaçkitjet e jo mirëqenën për qytetarët.

Sipas tij, rënia e këtyre partive ka filluar edhe më herët.

“Kështu, Partia Demokratike e Kosovës rënien e saj e filloi kur këtë parti e mori te drejtoi njeriu i nëntokës i SHIK-ut, Kadri Veseli i cili nuk tregoi kurrfarë suksesi ne drejtimin e Partisë, ashtu siç nuk pati sukses as në drejtimin e Parlamentit. Situata në këtë parti pas kësaj humbje nuk është aspak e kënaqshme. Është një parti që nuk dinë se çka janë reformat partiake, është një parti e kapur nga komandantet, është një parti që ka keqqeverisë për shumë vite duke e quar vendin ne degradim, është një parti e kapur dhe që drejtohej nga klanet mafioze dhe SHIK-u etj. Por humbja drastike në zgjedhjet e fundit disa figura në PDK kanë quar kokën si gjelat dhe kokorizën secili në mënyrën e vet se cili është më i fuqishëm. Formalisht në krye të partisë është Enver Hoxhaj një njeri i pa autoritetshëm, pa vizion të qartë në drejtimin e partisë i cili realisht edhe nuk ishte deshtë të zgjidhet për u/d të kryetarit të Partisë, por anash dalin edhe Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci të cilët si gjelat kokorizën për humbjen e PDK. Gjendja ka shkuar aq larg në këtë parti sa që nuk dinë kush “pinë e kush paguan” është e përbërë nga dy taborre ai i Thaçit dhe Veselit. Mu për këtë arsye situata në këtë parti është eksplozive veç pritet te shpërthej çka rrezikohet edhe të ndahet”, thotë profesori.

Maxharraj tutje shprehet se, për te ec përpara PDK duhet të bëjë reforma rrënjësore, duhet të pastrohet nga të papastërit dhe duhet të freskohet me kuadro të reja.

“Nga kjo parti duhet të largohen komandantet e korruptuar në krye me Sami Lushtakun. Pra, në të mirë te kësaj partie duhet të largohen edhe të gjithë komandantët e korruptuar, sepse në këtë parti ka kaluar koha e komandanteve të korruptuar, ka kaluar koha kur ata fitonin vota në emër të luftës, por padyshim PDK duhet të lirohet edhe nga SHIK-u dhe shikistët të cilët me shumë e dëmtojnë partinë sepse këta dyshohet se kanë bërë krime, vrasje politike, që do të thotë se e kanë një imazh shumë të keq të qytetarët. Duke i pas parasysh të gjitha këto trumbulenca politike, por veç politike të kësaj partie e cila e qiti shtetin në gjunjë për një periudhë të gjatë qeverisëse, por edhe duke e patur parasysh se PDK ishte për shumë vite si strumbullar i kritikave, shpifjeve, fyerjeve, denigrmin në drejtim të LVV e sidomos nga krerët e saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët në vazhdimësi gjuanin shigjeta helmuese ndaj LVV, vështirë është jo vetëm të mendohet e lëre më të bëhet ndonjë koalicion më këtë parti, e cila nëse krerët e saj dënohen në Gjykatën e Hagës ekziston mundësia qe PDK të shpartallohet politikisht në tërësi”, vlerëson profesori.

Maxharraj e ka komentuar edhe LDK-në, ku thotë se, eci njëjtës rrugë si PDK.

“Që nga koha kur me 2006 vdiq Presidenti I. Rugova filloi lufta për pushtet në këtë parti, sepse e patën Kuvendin e karrigeve ku kjo parti u nda në dysh, kurse teposhtëzën më të madhe e mori nga 2010 kur këtë parti e rrëmbeu me dhunë antirugovisti i përbetuar Isa Mustafa, kjo parti nga shkëlqimi i dikurshëm ne kohën e Ibrahim Rugovës, filloi të merr teposhtëzën, nga shkaku se mafiozi politik Isa Mustafa posa e murr dhunshëm partinë krijoj sejmenët dhe servilët e tij, krijoj klane mafioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe definitivisht sikur e harroi partinë duke i ra në ngrykë PDK dhe Hashim Thaçit. Për të gjitha këto vite të qëndrimit të Isa Mustafës në LDK, kjo parti përjetoi vetëm humbje pa asnjë fitore, kurse debaklin e mori në zgjedhjet e fundit kur u shpartalluar plotësisht duke humbur në të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i humbur edhe bastionet e veta. Votuesit ia kthyen shpinën kur komplotisti Isa Mustafa në bashkëpunim me PDK dhe Presidentin Hashim Thaçi e rrezuan në pikë të pandemisë qeverinë Kurti, por edhe më shumë i irritoi votuesit fakti kur Isa Mustafa e përjashtoi nga LDK Vjosa Osmanin e cila i mbronte qëndrimet dhe parimet e partisë te cilat vetë Isa Mustafa i shkelte me të dyja këmbët. Në vend së të turpërohet për katastrofën qe ky njeri antirugovist por me bindje komuniste ia shkaktoi LDK ai nuk u pendua fare por thjeshtë tha haptas se prapë do të vepronte njëjtë. Kjo do të thotë se ky njeri debil, injorant, ka ardhë ne LDK me një qellim që ta shkatërroi dhe ia arriti qëllimit”, thotë Maxharraj.

Ai thekson se, për tu këndell LDK duhet patjetër që urgjentisht ta shkarkoj Isa Mustafën, sepse sipas tij, dorëheqja e tij është me dredhi, është mashtruese.

“Të dorhiqet e tërë kryesia (sepse të gjithë janë varësit e tij) të behën zgjedhjet e reja në parti sipas sistemi një anëtarë një votë, që për kryetar të zgjidhet një njeri jashtë LDK mundësisht një kundërshtar i Isa Mustafës, e jo ndonjë servil i tij sepse cilido që vjen nga brenda është dhe do jetë nën ndikimin e këtij njeriu shkatërrues të LDK. Pra, pa Isën dhe pa vartësit e tij LDK do të këndellet, në të kundërtën do të fundoset krejtësisht. Duke e patur parasysh të gjitha këto rreth rrotullimeve të LDK me Isa Mustafën në krye, duke e patur parasysh komplotin që ky mjeran politik në bashkëpunim me Thaçin e rrëzuan qeverinë Kurti në pikë të Pandemisë për të sjellë në pushtet të korruptuarit dhe klanet mafioze, është shumë vështirë dhe e pamundur të besohet se do të bëhet një koalicion me këtë parti. Si PDK po ashtu edhe LDK vendin e kanë për një periudhë të gjatë kohore në opozitë që atje të marrin vetën, sepse sjellja e njërës apo tjetrës në koalicion më LVV do ti bënte dëm LVV dhe më të drejtë LVV ka heq dorë dhe nuk duhet të lidhet më ta, sepse që të dy këto parti si PDK dhe LDK janë parti klanore, janë parti të pabesa, parti që nuk u besohet, parti që udhëhiqen për interesa të veta partiake që në fokus e kanë hajnin, plaçkitën dhe korrupsionin që do të thotë se më këto parti nuk duhet të këtë koalicione”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat