U tha se zyrtari i arrestuar sot është i Lëvizjes Vetëvendosje, flasin nga kjo parti

Aktuale

U tha se zyrtari i arrestuar sot është i Lëvizjes Vetëvendosje, flasin nga kjo parti

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:03
Agim Nuha

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion, në të cilin janë arrestuar 12 persona.

10 nga ta janë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkaq 2 nga ta janë qytetarë të Kosovës.

I arrestuar është edhe Kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), Agim Nuha, për të cilin në media u raportua se është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Një gjë të tillë, e kanë mohuar nga kjo parti.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se me lajme të rrejshme nuk munden të zhytin Vetëvendosjen.

Postimi i plotë:

Insajderi, Periskopi e EkonomiaOnline qenkan munduar ta lidhin kete pune me VV-ne. Pavarësisht kësaj, përpjekja le shumë për të dëshiruar. Nuk mund të zhytet VV në këso fake news ne tentative. Këta që me dokumente e letra janë të evidentuar tentojnë t'i lidhin me diçka tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat