Nesër dalin para gjykatës 11 të arrestuarit në aksionin “Subvencioni 2021”

Aktuale

Nesër dalin para gjykatës 11 të arrestuarit në aksionin “Subvencioni 2021”

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ua ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh 11 të arrestuarve gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë dhe zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “marrje dhe dhënie të rryshfetit”.

Seanca ndaj tyre do të mbahet nesër. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Seanca do të mbahet nesër paradite. Ora e saktë nuk dihet ende. Gjyqtar do të jetë Naser Foniqi”, tha Gashi.

Gjatë aksionit të policisë dje u arrestuan 12 persona, njëri prej të cilëve, kryeshefi në detyrë i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, u lirua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat