Kurti bën homazhe të varri i Demaçit dhe Astrit Deharit

Aktuale

Kurti bën homazhe të varri i Demaçit dhe Astrit Deharit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shoqëruar nga një delegacion i partisë së tij ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit.

Po ashtu dhe aktivistët Astrit Dehari të cilët kanë lindur në data të njëjta.

Në një komunikatë nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura”.

“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri”, përfundon komunikata e LVV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat