Limaj me kritika ndaj VV-së: Vendin do ta drejtojnë ata që e shanë dhe e degraduan

Aktuale

Limaj me kritika ndaj VV-së: Vendin do ta drejtojnë ata që e shanë dhe e degraduan

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:15
Fatmir Limaj

Në shtatë vjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokrate, kreu i kësaj partie ka kritikuar politikat e partive të tjera. 

Sipas tij, shtetin do ta drejtojnë ata që e polarizuan dhe e degraduan atë.

Fatmir Limaj tha se shtatë vjet më parë ishin bashkuar për një zë ndryshe, i cili përfaqësonte misionin dhe dëshirën e atyre për shërbim të vendit.

Tutje, sipas tij, Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk nxjerrë interesat e saj partiake para interesit të vet qytetarit.

“Sa më shumë ndjellni dhe përçani qytetarët. Sepse kjo sjell rezultatin e shkurtër dhe solidarizimi momental. Ata do e drejtojnë një vend që e kanë sharë druaj shumë që ky vend do të paguajë shumë për gjithë atë polarizim”, ka deklaruar ai.
Kreu i kësaj partie, ka shtuar se për shtatë vjet janë sfiduar si Kosovë për shumë probleme. E që për këtë, u zotua se partia e tij ka kryer shumë punë.

Në përvjetorin e themelimit Nismës, ai ka përmendur edhe ish-partiakun e tij, i cili po gjykohet nga Specialja.

“Ti qëndrojmë përshëndetjet për një burrë të madh. Vazhdon të paguajë çmimin për të arriturat në Kosovë. Njerëzit vizionar qe krijojnë punë të mëdha asnjëherë nuk ju kthehet shpërblimi në kohën e duhur. Përshëndetje për ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vlera dhe vepra e bacës Jakup dëshmon më së miri punën e tij. Sot Jakup Krasniqi është në Hagë për të arritur që ka kaluar Kosova. Ai është në Hagë pas pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat