Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë...

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë...

Nga: N. H Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:13
Albulena Haxhiu dhe Alban Krasniqi

Në shtatë vjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokrate, kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka kritikuar politikat e partive të tjera.

Sipas tij, shtetin do ta drejtojnë ata që e polarizuan dhe e degraduan atë.

Lidhur me këtë, ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i ish-deputetes Albulena Haxhiu.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Limaj duhet të mësoj nga theqafja që i dhanë po qytetarët e çlirimtarët.

Ja shkrimi i tij:

Rritjen e Vetëvendosjes nuk mund ta kuptojnë ata liderë që biznes-partiçkat e tyre i shfrytëzojnë si mekanizëm për abuzim me pushtetin, për pasurim klanesh e shantazh qytetarësh.

Malisheva me 14 shkurt e ka mbyllur kapitullin e saj të dhimbshëm të mbajtjes peng për vite me radhë.

E ti që çuditesh nga triumfi i demokracisë qytetare, mëso nga theqafja që ta dhanë po qytetarët e çlirimtarët për tërë ato të bëma gjatë qeverisjes tënde abuzive me Malishevën dhe Kosovën!

Tashmë Malisheva përveç se do të ketë përfaqësim dinjitoz në parlament, ajo është në rrugë të mbarë që ta kthej edhe qeverisjen lokale në duart e qytetarëve të saj!

Ky rrugëtim është i pandalshëm!

Bashkë, me , krejt dhe drejt fitores së radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat