“Shokon” Muhamet Kelmendi, zbulon arsyen pse po refuzohen votat e diasporës – ja çka po bëjnë partitë me KQZ-në?

Aktuale

“Shokon” Muhamet Kelmendi, zbulon arsyen pse po refuzohen votat e diasporës – ja çka po bëjnë partitë me KQZ-në?

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Muhamet Kelmendi

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike e politike, Muhamet Kelmendi, ka treguar arsyen pse votat e diasporës po refuzohen nga KQZ-ja.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se partitë tradicionale përmes KQZ-së po refuzojnë votat e diasporë, për një qëllim.

E ky qëllim, sipas tij, është që Lëvizja Vetëvendosje mos të marr 51% dhe të formoj Qeverinë e vetme.

“Nëpërmjet KQZ po mundohen partitë tradicionale të ndalojnë përqindjen e tillë dhe të mos e lejojnë VV pa koalicion të ndërton organet e pushtetit në Kosovë”, shkruan Kelmendi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Profesori shton se, me refuzimin e 18 mijë zarfeve të diasporës, po ndalet ngritja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kelmendi shkruan se po të mos ishte diaspora shqiptare, në Kosovë populli do të vuante edhe për bukë.

Sipas tij, as lufta çlirimtare pa mërgatën shqiptare nuk do të funksiononte.

Postimi i plotë:

Pse po refuzohen votat e diasporës!

Rezultatet preliminare tregojnë se partitë politike që e kanë udhëhequr shtetin tash e 20 vjet kanë humbur dukshëm dhe kanë rënë.

LDK për 50%. PDK për 30-35%. AAK për 25-35%. NISMA dhe AKR humben fare.

Faktet tregojnë për një përmbysje të ashpër të këtyre partive.

Tash po numërohen votat nga diaspora. Sipas informatave konstatohet se mbi 60% të votave të mërgimtarëve shkojnë në favor të VV. Votat tjera i takojnë partive tjera.

Nga gjendja e tillë mendohet se VV do të kalon, nëse numërohen tërë votat, 50% të të gjitha votave dhe kështu vetëm VV do të mbërrijë numrin e 61 deputetëve në Kuvend.

Nëpërmjet KQZ po mundohen partitë tradicionale të ndalojnë përqindjen e tillë dhe të mos e lejojnë VV pa koalicion të ndërton organet e pushtetit në Kosovë.

Ndoshta me koalicion është më mirë që të ndërtohet pushteti. Kjo për faktin se nuk krijohet njëpushtetshmëria e cila është shumë e rrezikshme.

Këtu është edhe shkaku ndoshta pse u refuzuar mbi 18000 zarfe me vota. Mendohet se kështu ndalet ngritja mbi 50% dhe VV i duhet një koalicion.

Në kuadër të kësaj dhe të këtyre interesave fare nuk ka rëndësi se çfarë ndihma kanë dhënë mërgimtarët.

Çka dihet është e konstatuar se jo vetëm ushqimi para lufte, por edhe vetë lufta çlirimtare, pa mërgatën nuk do të funksiononte. Kështu është gjendja edhe tash.

Mendohet se rreth 1 miliardë Euro hynë në Kosovë nga mërgata.

Pa mërgatë do të vuante populli i ynë edhe për bukë.

Mirëpo këto fakte as për KQZ, as për partitë dhe as për pushtet fare nuk kanë rëndësi.

Lufta për pushtet është shumë më e rëndësishme për humbësit.

Humbësit kanë fituar shumë në këto dy dekade dhe frikësohen se me VV do të pesojë shumë ashpër dhe se do të merren me përgjegjësi.

Në këtë kuadër fare nuk kanë rëndësi faktorët tjerë.

Me rëndësi është ruajtja e pushtetit dhe e pasurisë së krijuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat