Ambasadori Walker: I domosdoshëm unifikimi i diasporës shqiptare

Aktuale

Ambasadori Walker: I domosdoshëm unifikimi i diasporës shqiptare

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Pamje nga takimit virtual

Në një takim virtual të organizuar nga Forca e Diasporës (FeD) ambasadori amerikan dhe miku i shqiptarëve William G. Walker, foli për domosdoshmërinë e unifikimit të diasporës shqiptare pa dallim nga cila pjesë e trojeve shqiptare e kanë prejardhjen.

Sipas Ambasadorit Walker, deri më sot në Kosovë në veçanti është injoruar ekspertiza e diasporës, por jo edhe paratë.

“Sikur diaspora shqiptare të bashkohej, kjo do të kishte ndikim pozitiv edhe për trojet shqiptare, sepse profesionalizmi i mërgimtarëve do të merrej më seriozisht në vendimmarrje, e edhe në vendlindjet e reja ku jetojmë në vendet perëndimore, sepse do ta forconim influencën tonë politike e ekonomike në këto shtete perëndimore”, tha Walker.

“Forca e Diasporës, e ka përkrahjen time të plotë dhe i uroj shumë suksese në Kuvendin/Kongresin e 2 prillit”, përfundoi ambasadori Walker.

Duhet të theksohet së biseda përmes platformës Zoom u mbajt në anglisht dhe shqip tërë kohën, si dhe kishte pjesëmarrës e simpatizantë të Forcës së Diasporës nga Evropa, Amerika, Kanadaja, Japonia dhe Afrika.

Në këtë takim kishte pjesëmarrës edhe nga Kosova dhe tërë trojet shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat