Sot është thyer rekordi i testimeve për Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë – janë testuar 3.680 mostra

Aktuale

Sot është thyer rekordi i testimeve për Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë – janë testuar 3.680 mostra

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

Ky numër i testimeve për Covid-19 del të jetë më i madhi brenda 24 orëve në historinë e Kosovës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat