Ndalohen për 48 orë drejtori i Këshillit Prokurorial dhe një zyrtare tjetër

Aktuale

Ndalohen për 48 orë drejtori i Këshillit Prokurorial dhe një zyrtare tjetër

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:06
Prokuroria Themelore e Prishtinës

Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Siç njofton kumtesa ata  janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.

“Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat