Latifi i referohet Gjinovcit si ish-student: I kom ra pishman që të kam bërë kaq të padijshëm

Aktuale

Latifi i referohet Gjinovcit si ish-student: I kom ra pishman që të kam bërë kaq të padijshëm

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:08
Blerim Latifi dhe Rron Gjinovci

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka pasur polemika me opinionistin Rron Gjinovci, të cilit iu është referuar si ish-student.

Latifi, në emisionin ‘Pressing’ në T7, pas debateve të ashpra me Gjinovcin lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe nëpër troje shqiptare në kontekstin historik , ka thënë se “është pishman që e ka bërë kaq të padijshëm”.

“I kom ra pishman që të kam bërë ty kaq të padijshëm. Ti ke mbete në klasë të shtatë”, i ka thënë Latifi Gjinovcit.

Ndërkaq, opinionisti Gjinovci e ka akuzuar Latifin dhe profesorët e tjerë për keq-interpretim të historisë nëpër librat shkollorë të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat