Eskalon debati në mes të Gjinovcit dhe Latifit: ‘Mos fol palidhje’, ‘ti po flet me argumente të Serbisë’

Aktuale

Eskalon debati në mes të Gjinovcit dhe Latifit: ‘Mos fol palidhje’, ‘ti po flet me argumente të Serbisë’

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:45
Blerim Latifi dhe Rron Gjinovci

Ka eskaluar debati në mes të aktivistit, Rron Gjinovci dhe profesorit të filozofisë, Blerim Latifi, duke përdorur edhe fjalë të pa përshtatshme.

Aktivisti Rron Gjinovci dhe profesori i filozofisë të ftuar në Pressing janë përplasur, duke biseduar rreth çështjes së ambasadës së  Kosovës në Jerusalem.

Debati ka eskaluar, kur të ftuarit kanë filluar të bisedonin për historinë e shqiptarëve.

Gjonovci i është drejtuar Latifit se po flet palidhje, i cili insistonte se Skënderbeu ka folur shqip.

Në anën tjetër Gjinovci insistonte se në Kosovë nuk është folur shqip deri në vitet e shekullit nëntëmbëdhjetë dhe rrjedhimisht as Skënderbeu nuk ka folur shqip.

“Je duke fol palidhje për Skënderbeun dhe për shqiptarizmin”, i ka thënë Gjinovci, Latifit.

Ndërsa, Latifi i është përgjigjur Gjinovcit, duke i thënë se është i paedukatë, dhe se po flet me argumente të Serbisë.

“Ju s’dini, që dy muaj jeni tu fol palidhje, qe dy mua ditë e keni dëshmur që s’dini kurrgjë”, tha Gjinovci.

“E para e punës bëhu me i edukuar”, ia ktheu Latifi.

“Me mosdijen jam totoalisht i paedukatë”, u përgjigj Gjinovci.

“Ti nuk e përcakton kush din e kush s’dinë”, tha Latifi.

“Unë kam identitet. Në Kuvend të Lezhës kanë fol latinisht,serbisht veç shqip s’kanë fol. Ky është argument i serbëve, argument i Serbisë”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat