Haraqija: Pas vdekjes së Rugovës, kryetarët e tjerë të partisë i llogaris si menaxherë

Aktuale

Haraqija: Pas vdekjes së Rugovës, kryetarët e tjerë të partisë i llogaris si menaxherë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 23:09
Astrit Haraqija

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija, ka thënë se me vdekjen e liderit kryesor të LDK-së, Ibrahim Rugova, të tjerët kryetarë të kësaj partie, pas tij, i sheh si menaxherë.

Haraqija, deklaroi se në LDK ekziston demokracia e brendshme dhe ka debat të brendshëm.

Ai kritikoi Vetëvendosjen, duke thënë se është parti e një individi.

“LDK-ja, është parti shumë demokratike, ka debat t’brendshëm, pas vdekjes së Rugovës, kryetarët tjerë i llogaris si menaxherë, cka ka me qenë Vetëvendosja mos me kanë Albin Kurti, a kanë debat t’brendshëm ata, kjo është parti e individit, shpejt rritet edhe shprejt mundet me ra. LDK-ja është hera e tretë që i ka humbur zgjedhjet parlamentare, por zgjedhjet lokale i ka fitu”, u shpreh Haraqija.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat