Policia e Kosovës konfirmon therjen me thikë, ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes

Aktuale

Policia e Kosovës konfirmon therjen me thikë, ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që publikuan pak më parë mediat, se një person është therur me thikë në lagjen “Nic”.

“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë.

Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë”, ka bërë të ditur  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se policia menjëherë ka filluar me  trajtimin e të gjitha  informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat