Shasha publikon emrat: Ja tre personat që po e kundërshtojnë Kurtin si Kryeministër

Aktuale

Shasha publikon emrat: Ja tre personat që po e kundërshtojnë Kurtin si Kryeministër

Nga: P.R Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:54
Albin Kurti

Ish emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gjatë ditës së sotme ka hedhur kritika të ashpra ndaj Albin Kurtit, i cili doli fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Grenellit, Albin Kurti është një majtist anti amerikan.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka shkruar Grenell.

Po ashtu, Grenell ka kujtuar kohën kur Kurti ka hedhur gaz lotsjellës brenda Parlamentit.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit”, shkroi Richard Grenell.

E lidhur me akuzat nga Genell, ka reaguar edhe Demush Shasha, Drejtor i Institutit EPIK.

“Është intriguese që deri tani janë tre persona të cilët janë bashkuar në kundërshtimin e Kurtit si Kryeministër: Putini, Vuçiqi dhe Grenelli”, shkruan Shasha në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat