Mazrreku: S’kemi arsye të frikësohemi nga Kurti kryeministër

Aktuale

Mazrreku: S’kemi arsye të frikësohemi nga Kurti kryeministër

Më: 3 mars 2021 Në ora: 00:38
Albin Kurti

Avni Mazrreku, analist politik ka thënë se misioni i Mirosllav Lajçakut është për të gjetur zgjidhje për çështje të hapura dhe të ngrira.

“Misioni i Lajçakut është promovimi i zgjerimit të BE-së në Kosovë, kurse misioni i Kosovës është që ta promovojë anëtarësimin e Kosovës me BE”, ka thënë Mazrreku.

Mazrreku tutje ka folur për sjelljen e Albin Kurtit si kryeministër.

“Ne nuk e dimë se si do të sillet kurti pas 12 muajve apo 14 muajve në raport me dialogun. Për çështjen e dialogut duhet të kemi unifikim nacional”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti ka thënë se dialogu duhet të jetë përmbajtësor, sepse deri më tash nuk ka qenë i përgatitur mirë.

“Nëse institucionet e shtetit janë funksionale, ne nuk duhet të kemi drojë edhe nëse në krye të shtetit vije një diktator si Kim Jong Un. Pse duhet të frikësohemi nga individi”, ka thënë Mazrreku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat