Kurti: E vërteta për Tiranën do të thuhet nga Boiken Abazi, do ta mbështesim dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë

Aktuale

Kurti: E vërteta për Tiranën do të thuhet nga Boiken Abazi, do ta mbështesim dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:50
Albin Kurti dhe Boiken Abazi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se do ta mbështes kandidatin Boiken Abazi për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Kurtit, e vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi.

“Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi. Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm”, ka shkruar Kurti.

Tutje, ai ka thënë se Boiken Abazi as nuk shitet e as nuk blihet.

“Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin”, thotë mes tjerash Kurti.

Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndërkaq rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen ditën e nesërme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat