Vdekja e Prokurorit Krasniqi, zyrtari i VV-së ka këto fjalë për të

Aktuale

Vdekja e Prokurorit Krasniqi, zyrtari i VV-së ka këto fjalë për të

Nga: A.M. Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:05
Mentor Hyseni

Ish kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mentor Hyseni, ka reaguar pasi prokurori Enver Krasniqi ka ndërruar jetë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se sot është një një ditë e zezë për gjithë Kosovën, pasi që Krasniqi ishte  kuadër shembullor i Prokurorisë së Kosovës.

Me tej, ai ka thënë për Krasniqin se ishte i “pa lëkundur në qëndrimet e tij, të cilat gjithmonë reflektonin profesionalizëm dhe etikë”.

“Enveri ishte profesionist i dëshmuar për një dedikim të pa-shembull dhe pa-kompromis kundër dukurive që po rëndojnë Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot vërtet është një ditë e zezë, jo vetëm për ata të cilët e njohën dhe kishin rastin të punonin me Enver Krasniqi-n, por edhe për gjithë Kosovën.

Sot Prokuroria e Kosovë ka humbur një ndër kuadrot më shembullore të saj.

Enveri ishte profesionist i dëshmuar për një dedikim të pa-shembull dhe pa-kompromis kundër dukurive që po rëndojnë Kosovën.

Isha me fat që kisha rastin të punoja me të, ishte një bashkëpunëtorë vërtet i shkëlqyer, përplot entuziazëm dhe dëshirë për punë e karrierë. Ishte i pa lëkundur në qëndrimet e tij, të cilat gjithmonë reflektonin profesionalizëm dhe etikë.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës miku ynë. Do na mungosh deri sa të bashkohemi me ty.

Image
Enver Krasniqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat