Dallimi 2019-2021: VV rritet me 29 deputetë, LDK, AAK e PDK humbin 13, 6, përkatësisht 5 deputetë

Aktuale

Dallimi 2019-2021: VV rritet me 29 deputetë, LDK, AAK e PDK humbin 13, 6, përkatësisht 5 deputetë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:42
Vetëvendosje

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, kurse të enjten pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shpallë rezultatin përfundimtar dhe më pas do të bëjë certifikimin e rezultateve.

Në bazë të gjitha të dhënave nga KQZ (rezultateve preliminare, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta), shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:

LVV – 58 deputetë

PDK – 19 deputetë

LDK – 15 deputetë

AAK – 8 deputetë

Lista Serbe – 10 deputetë

Minoritet tjera – 10 deputetë

Nëse këto rezultate krahasohen me ato të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019, vërehen ndryshime të mëdha në përbërjen e grupeve parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 29 deputetë më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënien më të madhe nga zgjedhjet e kaluara duke humbur 13 deputetë.

PDK po ashtu ka rënie, duke marrë 5 deputetë më pak se në vitin 2019.

Edhe AAK ka 5 deputetë më pak se në vitin 2019.

NISMA e cila në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 6 deputetë, në këto zgjedhje nuk arriti ta kalojë pragun duke mos u përfaqësuar në Kuvend.

Shpërndarja e mandateve pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019:

LVV – 29 deputetë

LDK- 28 deputetë

PDK- 24 deputetë

AAK – 13 deputetë

NISMA – 6 deputetë

Lista Serbe – 10 deputetë

Minoritet tjera – 10 deputetë

Kujtojmë, ndryshime ka pasur edhe në përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë për shkak të disa dyshimeve se Lista Serbe ka orkestruar votuesit e saj për të ndihmuar parti të caktuara të komuniteteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat