Vjen oferta nga LDK-ja për koalicion me VV-në: Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post

Aktuale

Vjen oferta nga LDK-ja për koalicion me VV-në: Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post

Nga: D.RR Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:22
Qeveria Kurti I

Ndonëse kishin gjuhë të ashpër në fushatë ndaj Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës është zbutur pas rezultateve të zgjedhjeve.

Zyrtari i saj, Adnan Merovci, në një postim në Facebook ka propozuar një ofertë për VV-në, për koalicion me ta.

Ai këtë ofertë e quan “Vaksina shpëtuese e Kosovës”.

Sipas tij, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, kryetar Kuvendi Glauk Konjufca, president Lutfi Haziri, ndërsa Vjosa Osmani të bëhet kryetare e LDK-së dhe ministre e jashtme.

Postimi i tij:

Vaksina shpëtuese për Kosovën!

Koalicioni: VV + LDK;

Kryeministër: Albin KURTI;

Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI;

Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA;

Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI;

Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejtë kjo për Kosovën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat