Kjo është deklarata e Donika Gërvallës, pasi fitoi rreth 72 mijë vota në zgjedhje

Aktuale

Kjo është deklarata e Donika Gërvallës, pasi fitoi rreth 72 mijë vota në zgjedhje

Nga: A.Zh Më: 5 mars 2021 Në ora: 00:15
Donika Gërvalla

Donika Gërvalla, ka folur pasi ka fituar postin e deputetes së Kuvendit nga lista “Guxo” dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Gërvalla në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 71 mijë e 720 vota, duke u bërë një nga kandidatët më të votuar në këto zgjedhje.

Në një postim në Facebook, ish-anëtarja e LDK-së ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se punë të rëndësishme e presin vendin, përcjell Bota sot.

Ajo ka falënderuar votuesit e saj.

Postimi i saj i plotë:

Së bashku në sfida dhe fitore. Guxuam dhe fituam.

Vota dhe besimi juaj është përgjegjësi e madhe për ne.

Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Punë të rëndësishme na presin dhe ato nuk do të mund t’i përmbushim pa përkrahjen dhe besimin tuaj.

Mbetemi së bashku në të gjithë hapat që na presin në të ardhmen.

Faleminderit!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat