Drejtori i sapozgjedhur i Postës ishte kandidat për deputet i NISMËS në vitin 2019

Aktuale

Drejtori i sapozgjedhur i Postës ishte kandidat për deputet i NISMËS në vitin 2019

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:45
Xhevet Smakiqi

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka përzgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv,  Xhevet Smakiqin, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Bordi thotë se ai ka udhëhequr deri më tani një proces transparent e të drejtë teksa e kanë vlerësuar si kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht.

Por, kush është Xhevdet Smakiqi që sot është emëruar në krye të ndërmarrjes publike?

Smakiqi ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion, derisa, në nëntor të vitit 2020-të u emërua si ushtrues detyre në pozitën e kryeshefit të postës.

 Megjithatë, Smakiqi është i afërt edhe me politikën.

Hic më larg se në zgjedhjet e vitit 2019-të ai kishte qenë kandidat për deputet nga radhët e Nismës, mirëpo kishte dështuar të siguronte votat që i duheshin për të siguruar ulëse në Kuvend.

Smakiqi kishte marrë 1 mijë e 328 vota në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat