Shpend Ahmeti sqaron foton ku shihet në një veturë luksoze

Aktuale

Shpend Ahmeti sqaron foton ku shihet në një veturë luksoze

Nga: A.SH Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:27
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është fotografuar duke vozitur një veturë të shtrenjtë.

Pas reagimeve të shumta, Shpend Ahmeti u sqarua sa i përket fotos, duke thënë se nuk është pronoar i ndonjë makine të tillë.

Ai sqaron se fotoja është bërë në Kosovë me një mik të tij i cili vije nga diaspora që kishte ardh për të votuar në Kosovë.

Sqarimi në Facebook:

Natyrisht se nuk kam ble e as që jam pronar i ndonjë makine të tillë. Lehtë e verifikueshme. E as nuk jam mshef. Foto në Kosovë. Kemi qenë me një mik timin nga diaspora i cili është me mu në makinë dhe i cili ka ardh me votu.

Kam edhe kohën time të lirë që e kaloj me familje e miq. Pasuria ime është ajo që ka qenë. Shpenzimet e mia zyrtare si kryetar janë më të ultat në Kosovë.

Mua më vjen mirë që standardi për mua është se nuk kam të drejtë as me hyp në makinë të dikujt, prandaj edhe e bëra këtë shpjegim. Legjitime. Shpresoj që kjo një ditë të vlej për krejt politikanët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat