Meliza Haradinaj-Stublla u akuzua për vjedhje votash, reagojnë nga kampi i Albin Kurtit

Aktuale

Meliza Haradinaj-Stublla u akuzua për vjedhje votash, reagojnë nga kampi i Albin Kurtit

Nga: A.Zh Më: 6 mars 2021 Në ora: 20:41
Albin Kurti

Driton Tali nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas akuzave brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për manipulim votash nga ministrja e Jashtme në detyrë Meliza Haradinaj-Stublla.

Kryediplomatja është akuzuar tashmë publikisht nga kandidatja e AAK-së Florentina Gjergjaj, për vjedhje votash, e cila ka dorëzuar një ankesë në PZAP.

E Tali ka thënë se ka kërkuar përgjegjësi që nga viti 2010, kur, sipas tij, kishte vjedhje “industriale” të votave, përcjell Bota sot.

Sipas ish-këshilltarit politik të Albin Kurtit, vjedhjet e votave në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk do të ndodhnin, sikur të reagonin organet gjegjëse në vitin 2010 ose 2014.

Reagimi i tij në Facebook:

Nga 2010, kur u bënë vjedhjet industriale, në vazhdimësi kam kërkuar që manipuluesit e votave të merren në përgjegjësi.

Sikurse të reagonin institucionet gjegjëse të themi në zgjedhjet e vitit 2010 apo në ato të vitit 2014, nuk do të kishim tashti kësifar marifeti.

Komisionerët që i manipulojnë votat e qytetarëve janë njerëzit më të poshtër dhe qyqarë, andaj edhe duhet t'i trajtojmë ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat